Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram

Rreth Sistemeve GPS

GPS ju vjen në ndihmë me një shërbim të Menaxhimit të Sigurisë së Projektit për kompanitë, shtëpitë edhe pronat e tjera tuajat. Ne do të sigurojmë një koordinator të Sigurisë i cili është në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe do të jetë përgjegjës për të siguruar që standardet të jenë të larta në funksion të mbrojtjes personale dhe që mbrotja e pronës të jetë në nivelin që ju dëshironi. Koordinatori do të menaxhojë operacionet e sigurisë së projektit tuaj, duke u ndërlidhur me agjencitë lokale të zbatimit të ligjit dhe duke mbikëqyrur Shërbimet lokale të Gardës, në të njëjtën kohë duke këshilluar menaxhimin për çështje të përditshme të sigurisë.

Programi Ndjekës GPS Siguron Dëshmi të Shërbimit

Oficerët tanë të sigurisë janë në gjendje të përdorin softuer për gjurmimin e GPS për të verifikuar vendndodhjen e patrullatve të oficerëve të sigurisë.

Kontroll nga qëndra e inteligjencës

Bordi i menaxhimit jo vetëm që është në gjendje t'u përgjigjet menjëherë rasteve urgjente, por mund të monitorojë në mënyrë proaktive ngjarjen përmes alarmeve të automatizuara

Nivelet të larta të sigurisë

Softueri për ndjekjen GPS garanton sigurinë e drejtuesit. Monitorohen matesit e shpejtësisë të automjeteve si shtimi i shpejtësisë, ndalimet e menjëhershme, koha e pushimit dhe koha totale e drejtimit për të mbajtur të sigurt shoferët e mjeteve.